Ishte i njohur që më parë. Po flasim për një atlet paraolimpik nga Polonia, me emrin Lukasz Mamczarz, i cili tejkaloi gjendjen e tij fizike për të arritur një rezultat të pabesueshëm.
Mamczarz, dy herë kampion i Evropës në kërcim së larti për invalidët, dhe një herë medalist i bronzit në Lojërat Paraolimpike në Londër në 2012, nuk arriti këtë herë deri në podium, por ishte një fitues moral.
“Veterani” 34-vjeçar kërceu stekën e vendosur në lartësinë 1 metër e 77 centimetra, ndërsa ishte thjesht me një këmbë, teksa duke mos pasur një këmbë si protezë, Mamczarz u afrua me paterica deri te vendi i kërcimit për të realizuar një mrekulli.
Garën paraolimpike në kërcim së larti në Paris 2024, e fitoi amerikani Ezra Frech, i cili arriti lartësinë 1 metër e 94 centimetra, por duke realizuar hedhjen me një këmbë normale dhe një protezë.
Amerikani 19-vjeçar pati kënaqësinë e madhe që triumfoi jo vetëm në kërcim së larti, por edhe në garën e 100 metrave, ndonëse polaku Mamczarz, siç e thamë, është një kampion paraolimpik moral. /i.m /abcnews.al