Kërkohej nga Italia/ Merr fund arratia e Petokut, arrestohet në Dubai

AKTUALITET


Narkotrafikanti shqiptar, Dorian Petoku, i dënuar me burg në Itali, është arrestuar në Dubai.

Ai u vu në pranga nga Policia e Emirateve të bashkuara Arabe në bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza, shkruajnë mediat italiane.

Petoku ishte strehuar në Dubai pasi ishte arratisur në dhjetor 2023 nga qendra rehabilituese në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me një certifikatë mjekësore.

Petoku është akuzuar se furnizonte me drogë organizatën e drejtuar më parë nga Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe si ‘Diaboliku’. Ky i fundit u vra më 7 gusht 2019 me një plumb në kokë.

Pas vrasjes së Piscitelli, 35-vjeçari zgjeroi biznesin dhe pushtetin së bashku me kushëririn e tij Arben Zogun



Skip to toolbar