Kërkohej për korrupsion në Bosnjë Hercegovinë, 39-vjeçari nga Kosova arrestohet në Morinë

AKTUALITET


Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e Bosnjë Hercegovinës për akuzën e korrupsionit. 

Arrestimi i shtetasit me inicialet A. K., banues në Kosovë, u bë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnje Hercegovina.

NCB Sarajevo, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Ryshfet/korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnje Hercegovinës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar