Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë me qëllim ekstradimi, pasi kërkohej për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Tom Kaçi ra në prangat e policisë franceze, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge.
Ai ishte dënuar nga gjykata e Apelit në Shkodër me 5 vite burg, pasi në bashkëpunim me një tjetër person në zona të thella malore të rrethit Mirditë kultivonte kanabis dhe më pas e transportimin në drejtim të zonave urbane.
50-vjeçari ka qenë person me precedent të mëparshëm penal, ndërsa pritet ekstradimi në Shqipëri për të vuajtur dënimin.