Një doganier i Doganës së Qafë-Botës është gjendur i vdekur në një dhomë hoteli në Sarandë, raporton News 24.
Viktima i moshës rreth 63-vjeçare ishte shpallur në kërkim prej katër ditësh.
Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak, megjithatë do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ajo që dihet deri më tani është vetëm emri i viktimës, Janaq Rajdho.