Kërkohej prej një viti për plagosje, kapet i riu

AKTUALITET


Një 24 vjeçar banues në Babrru të Tiranës është arrestuar nga policia, pasi rezultonte i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti për plagosje.

Shtetasi me iniciale R.M, akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, pasi më 17.09.2018, në qendër Babrru në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Arrestimi i tij u bë nga specialistët e antikrimit në komisariatin e Kamzës, të cilët arritën të gjejnë vendndodhjen e tij në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.



Skip to toolbar