Kërkohet arrestimi i Grubit/ Prokuroria e Shkupit nxjerr urdhrin, por ai është jashtë vendit

AKTUALITET


Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të dërgohet në paraburgim si i dyshuar për korrupsion gjatë mbajtjes zyrtare te detyres.

Kjo prokurori sqaroj se masa e paraburgimit duhet të zbatohet “menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit” të Grubit, i cili besohet se ndodhet jashtë vendit.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, Policia e Maqedonisë së Veriut njoftoj se e bastisi shtëpitë e Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.

Gjate ketij aksioni janë siguruar prova që ngjallin dyshime se dy të akuzuarit, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare, Lotaria Shtetërore, gjatë vitit 2023, kanë shkaktuar “dëme në buxhetin e Shoqatës në vlerë mbi 8 milionë euro, duke përvetësuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme”.

Sipas Kodit Penal te Maqedonise se Veriut, përvetësimi i pasurisë së paligjshme nga një zyrtar gjatë detyrës është i dënueshëm me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Përveç Grubit e Bajramit, në mesin e të dyshuarve bëhet fjalë edhe për ish-kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Gjate bastisjes se shtepise se ish zevendes kryeministrit Grubi, ky i fundit nuk ndodhej aty.

Me heret permes rrjeteve sociale, Grubi kishte sqaruar se se nuk eshte arratisur, por se ndodhet jashtë vendit “për një vizitë private”, por Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, e akuzoj se ai eshte larguar së bashku me një biznesmen në drejtim të Kosovës, me një veturë me targa diplomatike, gjatë ditës së diel.

Tashme ish zevendes kryeministri shqiptar Artan Grubi eshte pjese e listes se zeze te non gratave amerikane, shpallur nga Departamenti i Shtetit.



Skip to toolbar