Kërkoi seks, dënohet me burg gjyqtari

AKTUALITET


Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi, i cili akuzohet për korrupsion është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda me 4 vite e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai  përfiton ulje dhe dënohet me 3 vite burg. Gjithashtu, Gjykata e Krimeve të rënda vendosën  hiqet e drejta e funksioneve publike për 5 vite.

Gjyqtari Roland  Hysi ka përfituar ryshfet në shumën e 500 eurove si dhe ka kërkuar favore seksuale ndaj një gruaje, e cila ka qenë palë  në një proces, që drejtohej nga Hysi. Rasti i rëndë u denoncua nga mediat dhe menjëherë pas publikimit të videove, policia kreu arrestimin e tij.



Skip to toolbar