Në Apelin e GJKKO-së pritet të nisë seancë për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputeten Monika Kryemadhin, të cilët kanë ankimuar masat e sigurisë.
Meta është në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa Kryemadhi masën me ‘detyrim paraqitje’.
Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet edhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta.