Kërkonin seks nën kërcënim me foto intime, policia arreston dy fierakë

AKTUALITET


Policia ka vënë në pranga dy banorë të Cakranit në Fier të cilët kërkonin favore seksuale ndërsa kërcënonin vajzën se do t’i publikonin foto në facebook.

Policia ka kapur më flagrancë shtetasit G.M, 44 vjeç, banues në Cakran dhe J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar  dhe kërcënuar një shtetase,  duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.



Skip to toolbar