Këshilli i BE-së sot diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

KOSOVA


Këshilli i BE-së sot në takimin në Bruksel do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi.  EEAS raporton se dokumenti për diskutim është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme të BE-së.

Në dokument thuhet se në muajt e fundit “nuk ka pasur përparim në dialog”, dhe vendeve anëtare u kërkohet të vazhdojnë të mbështesin ndërmjetësuesit e BE-së në dialog, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, dhe në një “nivel të lartë dialogu me Beogradin dhe Prishtinën”.

Fokusi duhet të kthehet në zbatimin e obligimeve ende të paplotësuara nga dialogu, duhet të përmirësohet atmosfera përmes lëvizjeve konkrete pozitive dhe të punohet në përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, dhe rrjedhimisht në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. “, -thuhet në dokumentin e përgatitur për diskutim ministror.

Përveç dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ministrat e BE-27 do të diskutojnë situatën në Bosnjë e Hercegovinë, për të cilën Brukseli vlerëson se është aktualisht në “krizën më të keqe politike që nga miratimi i Dejtonit”, si dhe diskutimin për sanksionet ndaj Bjellorusisë, për shkak të situatës me emigrantët në kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.



Skip to toolbar