“Qeveria e Kurtit nuk ka vepruar në koordinim me KFOR”. Kjo ishte përgjigja e misionit të NATO-s në Kosovë kur u pyet për zhvillimet e fundit të ura e ibrit.
Autoritetet e Kosovës kryen të mërkurën inspektime mbi qëndrueshmërinë fizike të Urës së Ibrit, ndërsa këtë të enjte kryen edhe testime me kamionë.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili qëndroi në Mitrovicë, deklaroi se cdo veprim është bërë në në koordinim me KFOR-in. Mirëpo duket se zyrtarët e qeverisë Kurti nuk kanë qenë plotësisht transparent. Kjo pasi KFOR i hedh poshtë këto pretendime.
“Jemi në dijeni të raportimeve se inspektimi teknik i urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë është koordinuar me misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Kjo nuk është e vërtetë”, tha një zëdhënës i KFOR-it për Klankosova.tv.
Në këtë deklaratë thuhet se misioni i natos nuk është i përfshirë në asnjë mënyrë në këtë situatë dhe se për inspektimin fillestar i së mërkurës ëshët njoftuar vetëm disa orë para nisjes së procesit.
Qeveria ka paralajmëruar se ura mbi lumin Ibër, që lidh dy Mitrovicat, duhet të hapet edhe për qarkullim të automjeteve. Vendim ky që ka shqtësuar shettet e bashkuara të amerikës edhe bashkimin evropian. Ata kanë kritikua vendimen e njëanshmë të kreut të qeverisë, albin kurti, të cilat sipas tyre rrezikojnë rritjen e tensioneve.