Përmes një postimi në twitter ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca shkruan se BE mbështet punën e KQZ për forcimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor të Shqipërisë.
Deklaratat Soreca i bëri pas një takimi të zhvilluar me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi ku ishte e pranishme gjithashtu edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
“Shkëmbim kohe i organizuar nga OSBE në Shqipëri me KQZ dhe Ilirjan Celibashin mbi zhvillimet paszgjedhore dhe prioritetet për punën e ardhshme.
BE vijon thirrjen ndaj të gjithë aktorëve përgjegjës për zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. BE në Shqipëri mbështet punën qendrore të KQZ për forcimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor të Shqipërisë.” shkruan Soreca.