Kim Jong-un ‘dobëson’ pushtetin

BOTA


Partia qeverisëse e Koresë së Veriut ka ndryshuar rregullat e saj, për të krijuar personin e dytë që do të marrë komandën, pasi Kim Jon-unit.

Një burim nga Korea e Veriut, citon se Kim Jong-un po përpiqet të riorganizojë politikën e brendshme dhe në plan ka të krijojë “sekretarin e parë”.

Kim në muajin janar, zgjodhi veten e tij si Sekretar të Përgjithshëm të partisë, duke marrë një titull që është mbajtur në të kaluarën nga babai i tij të ndjerë Kim Jon Il. Këto post sipas mediave pritet ta marrë Jo Yong Won i ciliu është një anëtar i vjetër i byrosë politike.

Jo, në muajin janar, ku u bë ristrukturimi i partisë, u emërua si njeriu i tretë më i rëndësishëm në Korenë e Veriut, duke u zgjedhur si Kryetar i Përhershëm i Komitetit, në Asamblenë e Lartë të Popullit.

“Kjo duket të jetë trendi më i gjerë i Koresë së Veriut duke deleguar dhe rishpërndarë disa nga detyrat e Kim Jong Un te të tjerët, jo domosdoshmërisht kompetencat e tij, dhe duke modernizuar strukturën e udhëheqjes së partisë,” tha Rachel Minyoung Lee, një bashkëpunëtore me një televizon në SHBA.



Skip to toolbar