Kina drejt plakjes?/ Tkurret popullsia e saj për të tretin vit rradhazi

Popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në vitin 2024, me numrin e vdekjeve që kaloi një rritje të vogël të lindjeve.

Buroja Kombëtare e Statistikave tha se numri total i njerëzve në Kinë ra me 1.39 milionë, duke arritur në 1.408 miliardë në vitin 2024, krahasuar me 1.409 miliardë në vitin 2023. Lindjet kanë shënuar një rritje të vogël, me 9.54 milionë lindje, krahasuar me 9.02 milionë në vitin e kaluar, ndërsa norma e lindjeve është rritur në 6.77 për 1,000 njerëz. Megjithatë, numri i vdekjeve ka qenë më i lartë, duke arritur në 10.93 milionë, një rënie e vogël krahasuar me vitin 2023.

Ekspertët paralajmërojnë se ky trend do të përshpejtohet, duke sjellë sfida ekonomike për Kinën, pasi numri i punonjësve dhe konsumatorëve po bie, ndërsa shpenzimet për kujdesin ndaj të moshuarve dhe pensionet pritet të shtohen.

Rënia e lindjeve është një pasojë e politikës së një fëmije dhe urbanizimit të shpejtë gjatë dekadave të fundit.


Skip to toolbar