Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story” në News 24 duke komentuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri deklaroi se një nga masat më të mira që është ndërmarrë nga qeveria është ajo e mbylljes së kafeneve.
Ai tha ndër të tjera se rasti i Shqipërisë nuk mund të krahasohet me asnjë prej skenarëve që kemi parë deri tani në Kinë, Kore të Jugut apo në Itali.
“Ne nuk kemi lidhje me vendet e tjera, as me Korenë e Jugut, as me Italinë dhe as me Kinën për 1 mijë e një arsye. Për secilin skenar ne s’kemi asnjë pikë takimi. Kur vijmë te karnatina ka një kontradiktë, ka një aplikacion me një tablet për sfond, në një kohë që në Itali gjen blinda dhe ushtarë me armë në mes të Milanos. Në Itali dënohesh me burg nëse del në rrugë me makinë, por këtu nëse një makinë hyn në Durrës si do ta gjesh ti? Përveçse me kontrolle rrugëve…Unë mendoj që kjo është e dobët. Nga ana tjetër mbyllim qeveria ka bërë shumë mirë që ka mbyllur kafet, këtu është një kafokraci, të gjitha janë vatra infeksioni. Sa për shembullin e Kinës nuk e bëjmë dot ne, as të Koresë që i kapte njerëzit me zor në rrugë dhe i fuste tamponin’,- tha ai.