Kina miraton vaksinën Sinopharm, efektive 80 %

CORONAVIRUS


Enti Rregullator i Kinës miratoi për përdorim vaksinën kundër Covid-19 të zhvilluar nga gjigandi farmaceutik shtetëror Sinopharm, njoftuan zyrtarët lokalë.

Sinopharm tha se vaksina e saj e koronavirusit është 79,34 për qind efektive, duke përmendur analizën e ndërmjetme të provave klinike të fazës 3.

Tashmë në këtë fazë të pandemisë janë 5 vaksina që po përdoren për të luftuar koronavirusin, Pfizer, Moderna, Sputnik V dhe dy të tjera që janë miratuar së fundmi të AstraZeneca dhe Sinovac.



Skip to toolbar