Kina ka njoftuar se ka nisur një stërvitje të madhe ushtarake rreth Tajvanit, me ministrin e Mbrojtjes që deklaron se avionët dhe anijet po lëvizin drejt ishullit për ta rrethuar atë.
Stërvitja është quajtur “Joint Sword-2024B”, dhe ka si qëllim të provojnë kapacitetet operacionale, njofton ministria e Mbrojtjes në Kinë.
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar duke shprehur shqetësimin për këto stërvitje, duke e cilësuar reagimin e Pekinit si “provokues” pas një fjalimi të presidentit tajvanez Lai më 10 tetor. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka bërë thirrje për “veprime të arsyeshme” dhe ka theksuar se këto aktivitete ushtarake rrezikojnë stabilitetin në ngushticën e Tajvanit, e cila është thelbësore për paqen e rajonit.
Në përgjigje të këtyre kërcënimeve, presidenti Lai ka përsëritur angazhimin e tij për mbrojtjen e demokracisë në Tajvan. Ai ka siguruar qytetarët se qeveria do të vazhdojë të mbrojë sistemin demokratik dhe të garantojë sigurinë kombëtare.