I ftuar në “Real Story”, analisti Mero Baze foli në lidhje me dosjen voluminoze të SPAK, për ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për kompleksin “Partizani”.
Ndaj, Berishës është vendosur masa sigurie detyrim paraqitje dhe tërheqje pasaporte, ndërsa dhëndri është në qeli.
Mero Baze thotë se personi kryesor në këtë çështje është Berisha, ndërsa gjithë të tjerët janë pjesë e procesit dhe sipas tij kjo dosje do ta çojë ish-kryeministrin në burg.
“Kjo është një cështje e nisur për Berishën dhe jo për Jamarbër Malltezin. Unë nuk jam shumë konfident me shkallëzimin që thoni i hetuar apo pandehur. Ai është gjetur fajtor, Berisha është i akuzuar për këtë faj. Kur prokurori shqipton një masë kufizuese, ti ke një problem me prokurorinë.
Ai është personi kryesor në këtë çështje. Zyrtarët tanë janë mësuar t’i shmangen korrupsionit. Kapja e shtetit është fenomen i demokracisë. Kjo histori është histori e kapjes së shtetit.
Pesë familjeve që përfituan nga privatizimi, në vitin 2005 nuk kishin mundësi më ta përfitonin më këtë pronë, sepse janë familje të shpronësuar.
Përveç faktit tjetër, që këto familje i kanë marrë njëherë këto para. Edhe sipas dëshmisë së babait të Jamarbër Malltezit, i cili në vitin 1995, ka thënë i keni marrë lekët dhe pas fleta u gjet e grisur, sepse nuk e dinte që djali i tij do të merrte prona.
Janë të gjitha vendimet e qeverisë në funksionin të këtij vendimi, kjo është kapje e pastër e shtetit.
E dyta, nëse heton rrethin e njerëzve që familja Berisha ka punësuar me urgjencë në pikat kyce të vendimmarrjes për kthimin e pronave, për njohjen, ndryshimin e destinacionet, aty ku ka vendosur njerëzit e saj nuk ka pasur probleme, aty ku nuk pasur, ka pasur probleme dhe ka përdorur zyrën e anti-korrupsionit të drejtuar nga Oerd bylykbashi për presione dhe shkarkime nga detyra.
Fenomeni tjetër që është edhe më i shëmtuar është nxjerrja nga forcat e armatosura që e ka marrë përsipër, Mediu deri në vetin 2008, pastaj është vendosur Oketa, që nuk arriti ta finalizoi dot.
Në zgjedhjet e 2009, Arben Imami i cili ishte shef kabineti dhe është rojë i gjithë këtyre shkresave, ai ka drejtuar gjithë operacionin. Arben Imami ka qenë i padëshiruar politikisht në PD, Topalli shfrynte në korridoret e PD. Imami ka qenë i shqetësuar nga klima armiqësore kundër tij. Madje njëher mua më ka kërkuar mendim që të largohej. Befas Imami e gjeti lidhjen me këta dhe e mori përsipër ta mbyllte procedurën dhe nga një njeri që nuk e donte askush, u fut në liste dheu bë Ministër i Mbrojtjes në 2009.
Me këtë dua të listoj faktin që ka qenë e gjithë hiererkia e pushtetit, e kishte si standard shpërblimi apo ndëshkimi këtë. Ishte një rrjet i tërë zyrtarësh që u përfshinë në këtë proces si një garë që kush mund ta bënte me shpejt dhe të përfitonte më shumë.
Kjo është një dosje për Sali Berishën, të tjerët janë pjesë e procesit. Kjo dosje e fut në burg Sali Berishën” tha ndër të tjera Mero Baze.