KLSH për transportin dhe ruajtjen e barnave: Jashtë standardeve

AKTUALITET


Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një auditim mbi Cilësinë dhe Sigurinë e Barnave në Rrjetin e Hapur Farmaceutik dhe Shërbimin Spitalor, në të cilin vuri re se cilësia e ruajtjes dhe transportit të barnave është e cenuar. KLSH sqaron se në mungesa e inspektimeve në nivelet e duhura në depot farmaceutike dhe kushtet në të cilat ruhen dhe transportohet këto barna tregon një mungesë të theksuar organizative të inspektimeve për zbatimin e detyrimeve ligjore.

Gjithashtu mungesa e pullës së sigurisë në barnave cenon cilësinë dhe sigurinë e tyre në farmacitë spitalore, përmes të cilave mund të abuzohet dhe të kalojnë edhe për tregtimin në farmacive e rrjetit të hapur.

Në raport thuhet gjithashtu se shërbimi farmaceutik nuk përmbush asnjë standard lidhur me ruajtjen dhe shpërndarjen e barnave, ndërsa mungesa e fletë-udhëzuesit të barnave në gjuhën shqipe, megjithëse është përcaktuar në ligjin e barnave dhe në rregulloren për dhënien e autorizimit të tregtimit të barnave, ende nuk ka gjetur zbatim. Një problem tjetër i ngritur nga auditimi i KLSH ishte edhe mungesa e një harte të plotë të rrjetit të farmacive, importuesve dhe distributorëve si dhe mos akreditimi i  Laboratorit të analizimit të barnave.



Skip to toolbar