Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk shihen si opozitarë as nga të vegjlit e politikës. Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi bëri thirrje për bashkim të opozitës në koalicion të gjerë me një listë të përbashkët të hapur me konsensus, ose në të kundërt të presin radhën tek lista tjerër, atë që e përcakton Berisha nga selia blu, bashkë me Metën nga qelia.
Shehi zbuloi se brenda janarit do të finalizojë marrëveshjen me disa aleatë opozitarë, duke bërë bashkë pas divorcit me vulën, edhe Lulzim Bashën me Enkelejd Alibeajn.
I pakënaqur por optimist u shfaq kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për votën e diasporës. Ai u kërkoi emigrantëve të regjistrohen masivisht brenda afatit për të votuar më 11 maj, edhe pse shpreson që nga jashtë të vijnë vetëm 60-70 mijë vota.