Koço Kokëdhima për kanabisin mjekësor: Përshëndesim nismën, qeveria të jetë transparente

AKTUALITET


Kryetari i Partisë ZGJIDHJA Koco Kokëdhima i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se partia e tij përshëndet nismën e qeverisë shqiptare për të legalizuar kanabisin mjekësor.

Kokëdhima shtoi se megjithatë do të donte të dinte se pse qeveria nuk vendosi 6 vjet më parë për të legalizuar kanabisin, duke vlerësuar se arsyeja mund të jetë ekonomia e dobët tani në kohën e Covid-19.

“Jam i shqetësuar që Shqipëria ka humbur shumë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Gjithë bota e civilizuar ka legalizuar kanabisin mjekësor. Shqipëria fatkeqësisht u privua nga kjo e drejtë. Qytetarët shqiptarë për rrjedhojë për fat të keq u penguan për këtë nismë. Qeveria u kujtua pas 6 vitesh. Pse sot qeveria u kujtua pas 6 vitesh?

Cfarë ka ndryshuar? Asgjë nuk ka ndryshuar, thjesht kanë rrjedhur vitet. Ekonomia është konkurrencë. Ndërsa rajoni ynë e bota ka shkuar shumë përpara, qeveria hap sot debatin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Qeveria të jetë transparente pse ishte kundër para 6 vitesh e tani është pro”, tha Kokëdhima.

Koco Kokëdhima u shpreh se partia e tij sidoqoftë përshëndet nismën për legalizimin e kanabisit medicinal.

“Ne përshëndesim faktin që kryeministri do që të legalizojë kanabisin medicinal. Një nga arsyet pse ka ndryshuar qeveria qasjen, është se ekonomia jonë është në prag të kolapsit të madh. Unë flas këtu për kanabisin mjekësor si ekonomi legale.

Maqedonia e Veriut ka bërë një punë shumë të mirë me legalizimin e kanabisit në 2016. Maqedonia Veriore ka aspekte pozitive, por edhe negative. Janë 52 shtete që po zhvillojnë këtë ekonomi. Ne duam ekonomi që t’i përkasë shtetit e nuk duam ekonomi që kontrollohet nga trafikantët”, u shpreh Kokëdhima.



Skip to toolbar