Ndryshimet në kodin zgjedhor kanë qenë sot pjesë e tryezës së diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në ‘Nwes24. Gjatë fjalës së tij ish-kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se ky institucion duhet të transformohet, por mos të jetë imput i produkteve politike.
“Kemi pasur 6 kryetarë të KQZ në këto dekada. është realiste që formati i KQS të ndryshoje në mënyrë radikale. Ne mundet qe KQZ ta transformojmë, që mos të jetë imput i produkteve politike. Nuk duhet të kalojmë në ekstremin tjetër që administrata të jetë e përbërë nga funksionarë të Shërbimit Civil. Pasi do të mungojë besimi. Kemi kritika dhe rezerva për atë që është Shërbim Civil në Shqipëri. Nuk jam me idenë që partive politike tu jepet një pushtet absolut për administrimin e zgjedhjeve. Këto duhet të shkojnë të balancuara. Duhet që eksperti teknik, menaxherial, t’i besohej një trupe që do të bënte këtë punë. Rritjen e partive politike, se pengon fakti se nuk kanë komsionerë apo jo.”, tha Celibashi. Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së Arben Ristani pohoi se partitë e mëdha marrin vota në kurriz të partive të vogla.
“Partitë e mëdha, i grijnë votat e partive të vogla. Nëse ka gjë që ndodh është që partitë e mëdha marrin votat e partive të vogla. Do besojmë tek një administratë e papolitizuar? Apo tek një administratë ku palët ruajnë njëra-tjetrën.”, pohoi ai. Ndërkohë, ish-kreu i KQZ-së Krisaq Kume theksoi se: “Ngërçi i krijuar në Këshill ishte kërkesa e opozitës jashtëparlamentare; që identifikimi i zgjedhësve të bëhet në të gjitha qendrat. Opozita kërkon që votimi elektronike dhe numri elektronik që realizohen në këtë zgjedhje në trajtën e një projekti pilot.”.