Komandanti i ushtrisë ruse arrestohet për ryshfet

BOTA


Një ish-komandant i ushtrisë ruse, i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen ajrore të vendit, është arrestuar për ryshfet.

Gjenerali Konstantin Ogienko akuzohet për ryshfet në shkallë të gjerë dhe nëse shpallet fajtor mund të përballet me 15 vjet burg.

Raporti shton se Ogienko mori 500,000 rubla (rreth 4,126 £) nga një organizatë për një parcelë toke të cilën ushtria premtoi ta jepte.

Ogienko ka deklaruar se nuk është fajtor dhe është në paraburgim të paktën deri më 27 nëntor.



Skip to toolbar