Një nga komandantët e grupit zjarrfikës në Durrës, Irjat Matraku ka rrëfyer në Real Story momentet tragjike tët nënës me fëmijën në krah, e cila mbeti nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Ishte tragjike pamja e nënës me fëmijën në krah. Është një skenë që nuk mund ta harroj asnjëherë në jetën time. Kam shkuar menjëherë te ndërtesa dhe kemi tentuar t’i shpëtojmë jetën me thonj. Pastaj erdhi policia e rendit, që na u bë ndihmë. Më vonë mbërriti RENEA, e cila filloi me mjete, por për mua do mbetet gjithmonë në mendjen time. Kam qëndruar 47 orë pa shkuar në shtëpi. I vetmi moment që jam shkëputur, është kur kam shkuar në shtëpi dhe kam nxjerrë familjen jashtë. Më pas jam kthyer në gërmadha me shpresën s do të nxjerrim sërish njerëz gjallë nga ato rrënoja”, tha Matraku.