Dëmtimet e shumta dhe pengesat në grumbullim u kthyen në makth për trajnerin Edy Reja në prag të dy ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Kombeve. Me një grup jo të plotë, kuqezinjtë do të provojnë të marrin maksimumin nga dy transfertat e radhës.
Mëngjesin e së premtes, Kombëtarja është nisur drejtë Kazakistanit për sfidën e së dielës. Asnjë lojtarë apo pjesëtarë i ekipet përfaqësues nuk ka rezultuar pozitiv pas testeve që iu nënshtruar përpara këtij takimi.