Kombëtarja, me surpriza në Elbasan. Pesë hyrje të reja në formacionin kryesor

Më të fundit


Trajneri Edi Reja ka ardhur me surpriza në përballjen e Shqipërisë me Moldavinë që pritet të fillojë në orën 20:45 në Elbasan Arena, sa i përket formacionit që ka zgjedhur të zbresë në fushë.

Pak çaste më parë në faqen zyrtare të UEFA-s janë publikuar formacionet për ndeshjen Shqipëri-Moldavi.

Kështu, ndryshe nga ndeshja e parë e humbur në Islandë, Edi Reja ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në rreshtimin titullar, duke hedhur nga minuta e parë plot pesë elementë, praktikisht gjysmën e skuadrës.

Kanë mbijetuar vetëm Berisha në portë, Veseli e Ismajli në qendër të mbrojtjes, Hysaj dhe Lenjani nga krahët dhe Abrashi në mesfushë, ndërsa nga minuta e parë do luajë Mërgim Mavraj, që do të mbajë dhe shiritin e kapitenit. Në mesfushë Basha dhe Xhaka ia kanë lënë vendin Ramadanit dhe Kaçes, ndërsa në sulm, Sadiku dhe Uzuni kanë spostuar Balajn dhe Çikalleshin.



Skip to toolbar