Komisionet ‘online’, Rushaj: Antikushtetues, s’jemi në gjendje të jashtëzakonshme.

Më të fundit


Gjatë seancës plenare, kryetari i grupit parlamentar të PD, Aflred Rushaj, e cilësoi si antikushtetuese vendimin e marrë nga grupi parlamentar i PS, për të zhvilluar punimet nëpër komisione ‘online’ dhe jo në ambientet fizike.

Rushaj theksoi se një hap i tillë ndërmerret kur vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme të kushtëzuar nga fatkeqësia natyrore apo gjendje lufte, por sipas tij, vendi nuk ndodhet në këto nivele. Ai kërkoi, në emër të grupit parlamentar që përfaqëson që të anulohet ky vendim dhe që punimet në komisione të zhvillohen në godina fizike.

Alfred Rushaj: Meqenëse diskutuam për përbërjen e komisioneve do të doja të sillja në vëmendje deputetëve që në konferencë kryetarësh u mor një vendim antikushtetues në lidhje me punën e komisioneve. Në mënyrë të jashtëligjshme në përputhje të Kushtetutës së Shqipërisë, u mor një vendim në gjykimin tonë i pavlefshëm që kufizon punën e që komisionet parlamentare të bëhen online. Rregullorja e thotë qartë se ku janë rastet kur veprimtarit e komisioneve të zhvillohen online. Janë rastet kur vendi ndodhet në gjendje lufte, të fatkeqësisë natyrore dhe masave të jashtëzakonshme. Në këto raste parashikohen kufizime. Ne, sot, nuk jemi në asnjë nga këto gjendje formale juridike për të cunguar punën e komisioneve parlamentare. E vetmja arsye se po bëhen këto janë për të eliminuar parlamentarizmin. Ne nuk e pranojmë. Kërkojmë që ai vendim i paligjshëm që u mor në konferencën e kryetarëve të hidhet poshtë dhe të vazhdohet në përputhje me rregulloren dhe kushtetutën.

Lindita Nikolla: Nuk folët për çështje procedure, por për problematikë seance. Vazhdojmë me rendin e ditës.



Skip to toolbar