“Padrejtësisht u parapërfytyrua si përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha pse e ngritjes së komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash që nuk lidhet vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura.
E gjithë lënda për të kuptuar nismën gjendet në dokumentet e formuluara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave, një proces që në gjuhën e BE, quhet screening. Mundëson leximin deri në qelizë të gjendjes së organizimit të shtetit.
Sigurisht pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit, të Shqipërisë në BE të përfundojë me një diagnozë plotësisht të qartë dhe të suksesshme. Ka qenë një proces që ka zgjatur për 14 muaj dhe janë përfshirë 157 institucione, sepse krijohet ideja e gabuar që negociatat e Shqipërisë me BE janë të qeverisë me BE.
Qeveria ka një pjesë të rëndësishme të punës, por BE nuk negocion me qeverinë, por me shtetin shqiptar. 157 institucione janë pjesë e përbërjes së skuadrës që negocion. Janë përfshirë në këtë proces 32 institucione të pavarura. Procesi ka një numër të jashtëzakonshëm takimesh mes palëve dhe janë takime të drejtpërdrejta shpjeguese, koordinuese. 787 prezantime janë bërë nga ana e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve. Janë të nevojshme për të lexuar të gjithë panoramën.”, tha Rama