Komisioni i Medias së UEFA-s mblidhet në Tiranë më 1 nëntor

AKTUALITET


Federata e Futbollit do të organizojë në Tiranë një tjetër mbledhje të UEFA-s të nivelit të lartë.

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në selinë qëndrore të FSHF-së do të mbahet më 1 nëntor mbledhja e radhës e Komisionit të Medias së UEFA-s, me pjesëmarrjen e anëtarëve të bordeve të komunikimit nga Federata të ndryshme të Europës.

Në këtë mbledhje që do të drejtohet nga kryetari i këtij Komisioni, Armand Duka, do të diskutohen pika të rëndësishme për përmirësimin e komunikimit të Federatave anëtare të UEFA-s në të ardhmen.

Kjo është mbledhja e tretë për këtë vit që UEFA organizon në vendin tonë, pas asaj të 16 prillit me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore dhe mbledhja e “Grassroots Football Panel” më 7 maj. /FSHF



Skip to toolbar