“Komisioni i Reformës Zgjedhore online, i sforcuar”, Klosi: Propozimet e PD? Të përgatitur për fitore pavarësisht sistemit zgjedhor

AKTUALITET


Në intervistën për “Newsline” në ABC Neës, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi komentoi edhe sjelljen e grupimit të Foltores paraditen e së premtes, që bllokoi mbajtjen e mbledhjes fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke bërë që anëtarët të kalojnë online për të zhvilluar diskutimet.

“Në fakt e kam thënë edhe më përpara, komisioni e Reformës Zgjedhore është specifik dhe mbledhja online është e sforcuar pasi komisioni është një komision ku të gjithë deputetët, dhe nuk janë vetmë një apo dy forca politike por janë të gjitha forcat politike të parlamentit shqiptar. Është i ndërtuar i tillë që gjithsecila forcë, të japë propozimet e saj, mendimet dhe arsyet pse qëndron në këtë debat dhe prandaj them se nuk jam partizan i mbledhjeve online të këtij komisoni por kushtet janë të atilla që duhet ta fillonim komisionin.

Sot miratuam axhendën e punimeve, që ka një kohë të kufizuar. Mesi I marsit është koha e fundme e këtij komisioni, pasi vetë procedura parlamentare kërkon që kodi zgjedhor 6 muaj nga dita e zgjedhjeve të mos ketë ndryshim të rregullave të lojës, prandaj duke menduar pranverën e vitit të ardhshëm për zgjedhjet do të duhet që ndryshimet në rregullat e lojës të ndodhin brenda pranverës 2024. Në të tilla kushte, duke qenë se komisioni ka detyrën të dëgjojë të gjitha opinionet, jo vetëm ato parlamentare por edhe shoqata, sshoqëri civile që duan në kodin elektoral të zgjedhjeve por gjithsesi ne do të duhet të dëgjojmë grupime të caktuara.

Prandaj është e nevojshme të miratonim këtë axhendë parlamentare. Linku iu ka vajtur edhe përfaqësuesve të grupimeve të tjera, nuk donin të merrnin pjsë. Kjo linjë e ndjekur për të mos dhënë propozime apo marrë pjesë është mënyra e të bërit politikë nga grupimet e opozitës shqiptare. Nuk dua t’i komentoj.”, u shpreh Klosi.

Duke u ndalur tek propozimet e PD, Klosi theksoi se vota e diasporës është e mundur sipas legjislacionit por është e nevojshme që të arrihet një dakordësi. Për votimin elektronik, ai tha se rezultati në tre zonat që u mbajt në zgjedhjet e kaluara ishte pozitiv por shtoi se ky mekanizëm ka kosto të konsiderueshme. Sa i përket sistemit zgjedhor, Klosi theksoi se PS është e përgatitur për fitore pavarësisht ndryshimeve që mund të bëhen.

“Janë disa gjëra që padyshim janë të drejta si vota e diasporës, është kjo maxhorancë që e ka vendosur në kodin elektoral. Është e mundur vota e diasporës në sensin e legjilsacionin por ka nevojë për dakordësi teknike sidomos në Shqipëri kur forcat politike nuk bien dakord për atë që firmosin vetë. Mendoj se në Shqipëri ka kaluar koha ku komisionet kishin në dorë dhe mund të influenconin rezultatet e zgjedhjeve ndaj i qëndrojmë idesë që të depolitizohëen komisionet, forcat politike ta ndjekin procesin por të mos hyjnë tek numërimi i votave. Sa i përket votës së emigrantëve dhe elektronike ne duam të kemi mundësi. Ka kosto të konsiderueshme por tre rastet e fundit si në Kamëz dhe Elbasan, rezultati ishte shumë pozitiv pasi rezultati erdhi në një kohë të shkurtër dhe nuk pati debate por ka të bëjë me koston dhe besimin që kanë forcat politike sepse edhe pë votën e Kamzës dhe Elbasanit pati kontestime.

Sot kemi në kushtetutë listat e hapura, i kishim në zgjedhjet e kaluara. PS i jetësoi ato në kod dhe praktikë. Ne drejtuesit e forcës tonë në qarqe ishin të fundit lista, duke kërkuar që pesha e gjithsecilit verifikohej nga këto vota dhe pati rezultate interesante. Do të duhej një dakordësi politike me 84 vota në parlament por të vendosur mënyrën se si do të bëhen votat e hapura, kush e kalon pragun ose mbrojtjen. Duhet një diskutim në këtë fushë, jemi të hapur. Dhe sistemi zgjedhor. Ne nuk kemi një qëndrim të fundëm për sistemin zgjedhor pasi PS është përgatitur për të fituar zgjedhjet pavarësisht se si është sistemi zgjedhor dhe nuk tutemi që cfarëdo sistemi nuk jep fitoren. Nuk zgjidhet fituesi nëpërmjet sistemit, është vota e qytetarëve që të bën ose jo të marrësh pushtetin opse të dalësh në opozitë. Prandaj jemi në një diskutim, është shumë shpejt për të dhënë një qëndrim tëe fundit për sistemin zgjedhor.”, theksoi Klosi./abcnews.al



Skip to toolbar