Komisioni për portalet/ Çupi: Tendencë e mazhorancës. Nazarko: Qeveria po reflekton që t’i përgjigjet SHBA

Më të fundit


Shqipëria do të luftojë dezinformimin, duke bërë edhe ndryshime ligjore përmes të cilave do të mbyllur mediat tradicionale si: televizionet dhe radiot, apo edhe portalet dhe llogaritë në rrjetet sociale të kompanive apo individëve të cilët manipulojnë publikun.

Komisioni i Posaçëm duhet të propozojë ndryshime ligjore për të forcuar rregullat e funksionimit të mediave, duke lejuar deri në mbylljen e këtyre llogarive shpifëse apo manipuluese.

Për këtë kanë diskutuar këtë të hënë në “Real Story”, analisti Mentor Nazarko dhe deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi. Kjo e fundit e ka konsideruar si një tendencë të mazhorancës, ndërsa Nazarko ka theksuar se qeveria po reflekton që t’i përgjigjet SHBA, të cilët e kanë këtë problem.

Çupi: Ka pasur një tendencë të qeverisë për të bërë një ligj për të bërë kontrollin e mediave, që në vitin 2018. Edhe u tërhoq qeveria, ndërkohë tashmë e shfaq përsëri në një këndvështrimi tjetër. Ne kemi një pushtet sot që nuk jemi krenarë për rankimin e lirisë së medias në vendin tonë.

Tani kemi një kryeministër që bllokon median, sulmon gazetarët, ose i akuzuar për deformim të realitetit qeverisës në shumë media. Kjo është një tedencë patjetër e mazhorancës, e zotit Rama patjetër nën petkun e deziformimit.

Nazarko: Mendoj që me nismën shtysa kryesore vjen nga SHBA, po ka të drejtë zonja Çupi që një qeveri që është në pushtet ka në favor të vetë media, portale të panumërta, qoftë dhe para publike të kaluara në mënyrë të fshehtë pro qeverisë. Nuk përjashtohet megjithatë që ka pasur dhe përpjekje të opozitës për tu financuar nga fonde të padiskutueshme. Kjo vlen dhe për PD apo dhe për PL me emër tjetër në atë kohë. Së dyti, Rusia financon narrativa që nëpërmjet mediave synojnë të destabilizojnë dhe afrimi i zgjedhjeve është një moment kur organizmi politik është më i ekspozuar ndaj sëmundjeve.

Në këtë kuptim, qeveria po reflekton që t’i përgjigjet SHBA, të cilët e kanë këtë problem. Unë mendoj që kjo është shtysa, natyrisht që qeveria do të përgjigjet të kontrollojë zërat kritikë kundër saj nëpërmjet zërave, por është detyrë e kësaj opozite që ta frenojë atë./abcnews.al



Skip to toolbar