Komisioni për raportin e Dick Marty, Balla: Përmbledhje e fakteve, më pas beteja ligjore në KiE

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për gazetarët i lidhur me komisionin hetimor parlamentar që pritet të ngrihet për raportin e Dick Marty dhe akuzat se në Shqipëri gjatë luftës së Kosovës ka pasur krime të tipit burgje keqtrajtimi.

Balla thotë se Shqipëria tashmë e ka për detyrë që pas aktakuzave ndaj ish-liderëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës të mbledhë të gjitha faktet e të nisë një betejë ligjore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Ai shton se objekt i punës së komisionit nuk është Lulzim Basha dhe roli i tij në luftën e Kosovës pasi ai ka vetëm detyrim moral që duhet të sqarojë vetë qytetarët.

”Masakra e Krushës s’ka marrë përgjigje nga drejtësia, dhe fajtorët ende nuk janë dënuar.

E dyta ka të bëjë me nevojën që unë e kam thënë disa herë për të institucionalizuar kur të kemi një objekt, një komision të posaçëm që të kryejë rolin e një komisioni faktmbledhës.

Shumë herë është bërë pyetja pse u kujtuan tani socialistët apo mazhoranca?

Sepse duhet kuptuar qartë se deri pa u ngritur akuza përkundrejt komandantëve të UÇK kemi besuar se historitë e Netflix që lidhen me krime lufte në Shqipëri janë sqaruar, dhe këto çështje të ngritura në aktakuzë zgjojnë përgjegjësinë institucionale e politike të Shqipërisë, veçanërisht Kuvendit. Ndjen përgjegjësinë për rezolutën e KiE ku biem dakord që kësaj godine e këtij institucioni, s’besoj se ka më turp që përfaqësuesi i parlamentit, kryetar i asaj mazhorance, bëhet fjalë për një qëndrim institucional të asaj mazhorance.

Pra vota e 25 janarit të 2011 s’ka qenë personale, por e mazhorancës, koalicionit PD-LSI.

Lulzim Basha ka një çështje të karakterit moral në këtë situatë. Në asnjë moment nuk është objekt i punës sonë. Me heshtjen e tij historike për çdo akuzë konfirmon të vërtetën. Ndërkohë që shqetësimi ynë është dhe lidhet me nevojën që Shqipëria si një vend sovran, me ligje e institucione, çështje që a ka  shqiptarë e shqiptare që besojnë historirat e ndodhive të krimeve qoftë në Has e Kukës. Shpresoj që çështja e Shtëpisë së Verdhë është e sqaruar. Por mendoj se të gjitha duhen mbledhur.

Ajo që po ju thoja e sqaroja, është që kjo çështje për fat të mirë nuk është më tashmë. Edhe Kukësi e Hasi kanë po të njëjtën hetim nga institucionet edhe të drejtësisë shqiptare. Shqipëria duhet të sqarojë dhe të bëjë mbledhjen e të gjitha fakteve për të nisur më pas pse jo dhe një betejë në Asamblenë Parlamentare të KiE, për të çbërë ose sqaruar.

Përmes një rezolute vendosen disa detyra. Edhe tek ajo e 25 janarit të 2011. U ngrit hetimi i EULEX, raporti u publikua më 2014. Është jetik një përmbledhje e fakteve nga Shqipëria, qoftë delegacioni në KiE apo të tjera duhet të sqarojmë pretendimet se përgjatë luftës për çlirimin e Kosovës paskësh pasur krime në Shqipëri.”- tha Balla.



Skip to toolbar