Komiteti i Ekspertëve: Orari i muzikës shtyhet me 60 minuta. Në fuqi masat e tjera

CORONAVIRUS


Komiteti i Ekspertëve duke u bazuar në vijimësinë e procesit të vaksinimit  ka propozuar në mbledhjen e ditës së sotme zgjatjen e orarit të muzikës nga 22:00 në 23:00, ndërsa masat e tjera vazhdojnë të jenë në fuqi si kanë qenë më parë.

Zëvendësministrja Mira Rakacolli  u shpreh se kemi një situatë të qëndrueshme epidiemologjike në një kohë që turizmi ka filluar normalisht.

Lidhur me të shtRuarit në pavione Rakacolli u shpreh se ata janë  me moshë mesatare mbi 65 vjeç dhe fakti që ata nuk janë vaksinuar tregon që janë infektuar. Sipas saj mosvaksinimi është arsyeja kryesore që këta të infektuar po shfaqin  simptoma të rënda.



Skip to toolbar