Komiteti Teknik i Ekspertëve: ‘Omicron’ ka rritur numrin e të infektuarve, urgjente doza e tretë e vaksinës

CORONAVIRUS


Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha sot ne konference se ne Shqiperi nenvariantet e reja te Omicron kane bere shtimin e numrit te te infektuarve.

“Në vend javën e kaluar numri i infektimeve u shtua ndjeshëm e javën e fundit kanë ndodhur dhe humbje jete.

Kjo si rezultat i qarkullimit të nënvarianteve të Omicron që është i njohur për shkallën e lartë të infektueshmërisë”, tha ajo.

Eugena Tomini: Trend në rritje i rasteve të konfirmuara, rritje të % të pozitiveitetit dhe personave që kërkojnë shtrim spitalor.

“Komiteti ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatave epidemiologjike në vend. Pas një periudhe të stabilizuar të përhapjes së infeksionit, prej disa javësh ka filluar një rritje të të infektuarve, por edhe të sëmurëve dhe humbjeve të jetës. Trendi i rritjes është vënë re edhe javën e kaluar, ku numri i infektimeve është shtuar ndjeshëm, ku ka pasur dhe humbje të jetës. Kjo ka ndodhur nga qarkullimi i varianti Omicron”, tha Rakacolli.

Silva Bino: Pavarësisht numrit të varianteve, nga një studim, është vë në re qartësisht që impakti i vaksinimit është jashtëzakonisht i madh. Është emergjencë kryerja e dozës së tretë për të mbrojtur format e rënda të sëmundjes. Të gjithë ata që nuk kanë kryer dozën e parë duhet ta kuptojnë që bëhen një risk për personat e vaksinuar.



Skip to toolbar