Koncert i madh bamirësie për të mbledhur fonde për tërmetin

AKTUALITET


Koncerti i Natës së Bardhë i planifikuar për t’u zhvilluar si çdo vit në 29 Nëntor do të bëhet në një tjetër datë me një tjetër mision. Kryeministri Rama tha se së shpejti do të organizohet një koncert i madh bamirësie.

“Po përgatisim një koncert mjaft të madh, i cili duhej të ishte për festat e nëntorit, tani po riformësohet. Do të jetë i shkëlqyer për sa i përket muzikës për të bërë bashkë ata njerëz që duan të dhurojnë” tha ai. Ndërkohë që kishte një kërkesë edhe për ambasadorët. “Do të doja të organizonim me dhomat tuaja të tregtisë me investuesit tuaj një takim për të bërë diçka bashkë”  tha ai.



Skip to toolbar