Konferenca e Donatorëve, Balla: Mirënjohje BE për solidaritetin

POLITIKË


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, e cila njoftoi mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të donatorëve me 17 shkurt për të ndihmuar në procesin e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Balla shprehu mirënjohjen për institucionet e Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare për solodaritetin e treguar me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.

“Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka njoftuar sot mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të donatorëve për të ndihmuar në procesin e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Mirënjohje institucioneve të Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare për solidaritetin me Shqipërinë”, shkruan Balla.

https://www.facebook.com/b.taulant/photos/a.289748271070781/2690124421033142/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARA4XAraQU8r_x1yiYo7mgmE1y-ZxGc_02ZMYEjhFluRNWqs6tH5GMuRVcdanjohcEa6OiaDsHCdukjUM7F0KwL7tyS6frz-1pxw8IRnYiB8G9a1q8EPOh7Fhpeqf0Hp6uxtR0Wn_P3iyW8s70mGZbd1KlbLw4win8UuzFBHn9ayOF535_yXhuGWaVbprIP-zCp-x_xTCygkBVB9KvMic2orwa_hFcnwomkys3TjTxzcHd3t_LOViCrv8xcbxWh2app0bjqLvR–8RjklYcHZnUlwYJeYd25py_PW5bBwl2aPiKU5VP6–i6jvpgo151Z3rpmrS-jY7mU4551oxa6LuNUg&__tn__=-R


Skip to toolbar