Macron: Konferenca e donatorëve, në janar

BOTA


Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu solidaritet me popullin shqiptar, pas tërmetit të 26 nëntorit. Macron tha se Bashkimi Evropian do të ofrojë ndihmë politike dhe se do të organizojë një konferencë ndërkombëtare për ndihma “në dhjetor ose në janar të vitit të ardhshëm”. Macron bëri thirrje për të kontribuuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve e dha fillimisht në samitin e NATO-s në Londër.

“Do të flasim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar. Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, tha Macron

Konferenca e Donatorëve nuk është vendosur ende se kur dhe ku do të mbahet, por që do të ketë për qëllim mbledhjen e sa më shumë fondeve për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Me herët edhe kryeministri Rama tha se më 16 janar mund të ketë një bilanc përfundimtar të dëmeve të tërmetit në mënyrë që të kemi një shifër të qartë të dëmeve.



Skip to toolbar