Kryeministri Edi Rama është takuar me princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan në Abu Dabi, lidhur me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit dhe Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në datë 17 shkurt.
“Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, enkas për Rindërtimin e Konferencën Donatorëve në Bruksel”, shkruan Rama në një postim në Facebook.
Rama shton se në thelb të bisedës me Princin e Kurorës është ndihma për rindërtimin e dëmeve që u shkaktuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Rama shoqërohet në këtë vizitë nga dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj.
Në raportin e fundit të Qeverisë dëmet e tërmetit shkatërrimtar llogariten në 985 milionë euro.