LUKSEMBURG– Në 15 tetor, Shqipëria do të hapë negociatat me BE për kapitujt themelorë. Takimi i dytë i Konferencës Ndërqeveritare do të mbahet në Luksemburg.
Teksa na ndajnë pak ditë nga mbajtja e konferencës, Këshilli i Evropës ka publikuar dhe kapitujt të cilët do të diskutohen.
Grupkapitulli i parë përfshin gjyqësorin, drejtësinë, prokurimet publike, kontrolli financiar, administrata publike dhe funksionimi i institucioneve demokratike.
Funksionimi i institucioneve demokratike Reforma e administratës publike Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria Kriteret ekonomike Kapitulli 5 – Prokurimi publik Kapitulli 18 – Statistikat Kapitulli 32 – Kontrolli financiar Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike, të cilat janë :
Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme. Negociatat për grupin “Bazë” hapen të parat dhe dhe mbyllen të fundit.
Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Data për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri u konfirmua nga Presidenca Hungareze e Këshillit të Bashkimit Europian gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Budapest, ku u takua me Viktor Orban./ abcnews.al