Konfirmohet një tjetër rast pozitiv me COVID-19 në Korçë, shkon në 18 numri i të prekurve në total

AKTUALITET


Konfirmohet një tjetër rast pozitiv me koronavirus në Korçë. Burime për gazetaren Lorena Kodra raportojnë për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për një paciente femër, kontakt i afërt me personat e parë të prekur me COVID-19 në qytetin e Korçës.

Pacientja ka shfaqur simptoma të virusit ditë me parë dhe pasi i është nënshtruar testit, ka rezultuar pozitive.

Mësohet se gjendja e saj është e stabilizuar, ndërsa vetëm ditën e djeshme është paraqitur në spital. Ky rast çon numrin e të prekurve me COVID-19 në qytetin e Korçës në 18 raste, ndërsa lajm i mire është se 16 prej tyre janë shëruar.



Skip to toolbar