Autoritetet Policore Holandeze, të cilët kanë qenë në krye të operacionit per thyerjen e aplikacionit “Matrix”, të pyetur nga ABC News nëse mesazhet në gjuhën shqipe do aksesohen nga Shqipëria, kanë konfirmuar se çdo mesazh me rendesi për autoritetet e vendeve të tjera mund të ndahen me ta.
“Informacioni që është i rëndësishëm për autoritetet e vendeve të tjera mund të ndahet me ta sipas rregullave ligjore në fuqi. Më pas u takon atyre vendeve të tjera që të vendosin për fillimin e hetimeve penale dhe të komunikojnë për këtë”, thuhet në përgjigje.
Gjuha shqipe është një nga 33 gjuhët e zbardhura nga deshifrimi i mbi 2.3 milione mesazheve në aplikacionin “Matrix”.
Europol ka deklaruar se gjuha shqipe është një nga gjuhët e përdorura në aplikacionin i cili përdoret për biseda mes grupeve kriminale për aktivitetet e tyre te paligjshme.