Jo vetem demokratët, por Edi Ramës nuk po i binden as të tijët. Kryebashkiaku i Konispolit, Erges Dule nuk i shkarkoi drejtorët dhe administratorët në varësi të tij, pasi ultimatumit të kryministrit per rifreskim te strukturave. Në nje reagim në rrjetet sociale, dule tha se stafi I tij nuk po performon keq dhe se janë emëruar në detyrë rishtas.
“A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe cdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj. Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit ska vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë.”
Por Dule nuk është I vetmi. Edhe kryebashkiakët e Lezhës dhe Skraparit nuk kanë marrë asnjë dorëheqje pasi sipas Pjerin Ndreut dhe Adriatik Memes, të gjithë administratorët dhe drejtorët janë emëruar së fundmi. Po ashtu edhe Tavo I himarës, tha të premten pas mbledhjes që ai nuk do bënte zevendësime edhe përshkak të zgjedhjeve të fundit në Himarë.
Të parët që nisën mos bindjen ishin demokratët. Kryebashkiaku demokrat Fisnik Qosja pas takimeve maratonë me kryeministrin Rama, deklaroi publikisht se nuk pranon kërkesën e shefit të qeverisë, për të shkarkuar nënkryetarët e tij. Po ashtu, edhe pesë kryebashkiakë demokratë, të cilët kanë pranuar ftesat e kryeministrit për takime nuk i janë përgjigjur kërkesës së tij.
