Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest në burg” për Marsela Pushanin, e cila pak ditë më parë goditi për vdekje me thikë motrën e saj 37-vjeçare, Amanda Pushani.
Në dëshminë e dhënë në gjykatë, motra vrasëse është shprehur se nuk beson se 37-vjeçarja ndërroi për shkak të goditjeve me thikë.
Sipas 40-vjeçares, Amanda konsumonte deri në tre litra raki dhe ditën që ndodhi ngjarja u konfliktuan për shkak se kishte blerë disa shishe birrë edhe pse kishte premtuar se do të hiqte dorë nga alkooli.
Kujtomë që fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e 37-vjeçares, si natyrale, por pas kqyerjes së trupit dhe autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë.
Marsela fillimisht dëshmoi se nuk kishte për qëllim ta vriste motrën e saj, por e kishte goditur për vetëmbrojtje.