Kontakte me një të infektuar me koronavirus, mbreti spanjoll në karantinë

CORONAVIRUS


Mbreti spanjoll Felipe VI është izoluar pasi ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate për mediat nga vetë pallati mbretëror. Mësohet se mbreti i Spanjës është takuar me personin e infektuar ditën e diel.

Po ashtu, bëhet e ditur se Mbreti Felipe edhe mbretëresha Letizia, së bashku me dy princeshat, janë në gjendje të mirë dhe deklaruan se po zhvillojnë aktivitetet e tyre institucionale brenda kushteve të karantinimit. Kujtojmë se Spanja është ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi, ndërsa deri më tani ka rreth 1 milion e 600 mijë të prekur nga pandemia. Ndërkohë që numri i viktimave ka kaluar në mbi 43 mijë viktima.



Skip to toolbar