“Kontrata 6 milionë dollarë e lobimit, njollë për PD”, Gjikondi: LaCivita nënkontraktues i ‘elektricistit’ milioner nga Tropoja

Më të fundit


Avokatja Brizida Gjikondi në “News Line” në ABC News tha se për shkak të lobimit me shifër marramendësi kreu i PD Sali Berisha po shmang takimet dhe pyetjet me gazetarët pasi kjo është tema më e nxehtë e sferës politike në vend.

Gjikondi e konsideroi si të turpshëm veprimin e Berishës dhe të Partisë Demokratike. Ajo i mëshoi faktit se është pa sens që të japësh lekë për të fshirë një njollë, ku je shpallur “non grata” për korrupsion. Sa i takon përfshirjes së gjithë strukturave të PD në këtë lobim, Gjikondi tha se nuk ka pse të përfshihet një parti në një çështje individuale siç është ajo e “non gratës” së Berishës.

“Unë mendoj se prandaj është anuluar dhe takimi, sepse u shmanget pyetjeve të gazetarëve. Për herë të parë kemi një lobimi kaq të frikshëm për të hequr njollën e Berishës. Është e turpshme, nuk ka asnjë shqiptar dhe asnjë kompani që t’i paguajë Berishës 6 milionë dollarë. Ajo është një kontratë dinake dhe me hile. SPAK duhet të shikojë se përse kjo kontratë po bëhen pikërisht tani që është fushata zgjedhore.Mua gjëja që më ka shqetësuar në fakt është një imoralitet ekstrem, që një “non grata” për korrupsion ta paguash me lekë. Të lash njollën që të kanë vendosur me lekë. “Non grata” është e Berishës, nuk ka përse të përfshihet partia për diçka individuale”, tha Gjikondi.

Më tej Brizida Gjikondi ngriti dyshimin se nënkrontaktori i këtij lobimi mund të jetë LaCivita. Sipas saj nuk ka pse një amerikan apo një patriot shqiptar të paguajë një shumë marramendëse parash për të hequr një “njollë” të Berishës.

“Unë pres që SPAK ta shikojë në detaje këtë gjë. Kanë qenë shumë dinakë dhe të kujdesshëm që ngjasme të bëjmë ‘Shqipërinë të Madhërishme’, nuk e di unë se kur ka qenë kjo ‘Shqipëria Madhështore’ me Berishën. Duhet të shikojnë dhe LaCivita nëse është pjesë e këtij lobimi, mund të jetë nënkontraktues. Nuk ka më limit më ironia dhe tragjedi-komedia, që po konsumohet. Gjoja këta janë lidhur me një kompani që është afër Trump dhe LaCivita është afër Trump”, përfundoi avokatja.



Skip to toolbar