Plot 6 milionë dollarë, me firmë të Flamur Nokës, do t’i paguhen një kompanie amerikane, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane.ABC News siguron kontratën marramendëse të PD dhe Continental Strategy, firmosur nga Flamur Noka dhe Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në New York.
Ashtu si në rastin me La Civita, për të cilin ende nuk është bërë transperencë me kontratën, edhe në këtë rast nuk dihet burimi i shumës marramendës që PD po paguan për të hequr non gratën e Sali Berishës në SHBA.
Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet si: Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
“Klienti (nëpërmjet Garantuesit/Garantuesve të tij) do t’i paguajë firmës një tarifë fikse mujore prej 250,000 dollarësh për një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje që përfshin lobim, avokim dhe nisma strategjike ligjore për një periudhë prej 2 vitesh (24 muaj) (“Tarifa Mujore”) dhe në përputhje me Kushtet e Marrëveshjes.
Pagesa për tre (3) muajt e parë (pagesë paraprake) do të jetë e detyrueshme në momentin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në kontratë.
Nuk dihet nëse në këtë kontratë dy vjecare, me një kosto prej 6 milionë euro, përfshihet edhe shërbimet e LaCivita, por ABC News po kontakton për këtë Partinë Demokratike./abcnews.al