Ministria e Jashtme e Kinës ka publikuar të dhënat zyrtare lidhur me koronavirusin, i cili deri më tani i ka shkaktuar 81 viktima. Zyrtarët kinezë bënë me dije se, disa vende kanë kërkuar evakuimin e shtetasve të tyre përmes avionëve “charter”, por, sipas tyre, në këtë situatë, ky hap nuk është i nevojshëm dhe nuk rekomandohet nga pala kineze. Në raste të tilla duhet të ndiqen të gjitha rregullat ndërkombëtare si dhe rregullat e masave parandaluese të vendosura nga autoritetet kineze, që, sipas tyre, po zbatojnë një sërë procedurash te komplikuara që nga lejet e fluturimeve, etj. Sipas përfaqësuesve të MPJ kineze, cdo shtetas që del nga provinca Wuhan, duhet t`i nënshtrohet një karantine 14 ditore, para se të lëvizë lirshëm. Nga statistikat e publikuara nga autoritetet kineze sa i takon situatës epidemike deri tani janë:
• 2,823 raste të konfirmuara
• 5,794 raste të dyshuara
• 58 të rikuperuar
• 81 vdekje
Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuara dhe asnjë vdekje. Provinca e Hubeit me kryeqytet Ëuhan ka numrin më të lartë të rasteve me 1,423 të konfirmuara, 47 të rikuperuara dhe 76 vdekje. Të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë, niveli më i lartë i emergjencës. Ndërkohë, përvec Kinës dhe vendeve fqinje, virusi tashmë ka kaluar edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.
Nisur nga kjo situatë dhe nga fakti që një numër shqiptarësh studiojnë, punojnë dhe jetojnë atje, ambasada shqiptare në Pekin është duke ndjekur me vëmendjen maksimale situatën. Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Kinë dhe që kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë menjëherë Ambasadën e Shqipërisë në Pekin.
Koronavirusi, 2823 raste. Tirana kërkon Shqiptarët në Kinë
AKTUALITET19:01 - 27/01/2020