Koronavirusi, Drejtoresha e ISHP: Nuk kemi qasje me skenarin italian, kemi marrë shumë shpejt masat

AKTUALITET


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico deklaron se Shqipëria nuk ka qasje me skenarin italian, që deri sot është vendi me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi.

Ajo tha në “Real Story” në News24 se masat janë marrë shumë shpejt. Ndërkohë që nuk ka ndryshuar standardi i punës me shpërndarjen e rasteve në Kavajë apo në Fier.

“E kam vështirë t’i shoh gjëra bardhë e zi, profesioni im ka të gjitha njyrat e spektrit. Në këtë ditët e fundit ne shikojmë që jemi në një situatë tjetër për sa i përket gjendjes së koronavirusit. Ne kaluam nga gjendja e epidemisë në gjendjen e pandemisë. Ka një mesatare 4-5 rastesh në ditë. Nuk është lajm i keq në sensin e asaj të përhapjes në një qytet tjetër sepse ne e dimë që nuk mund të rrijë në kufijtë e një qyteti. Problemi është në të vërtetë në Tiranë kemi raste të lidhura me rastin e parë apo në Fier, por kjo është shumë larg asaj që ne duam dhe gjykojmë. Është një realitet. Ne nuk ndryshojmë standardin e punës në raport me rastin në Kavajë, Durrës apo Fier.

Ne nuk kemi qasjen me skenarin italian për 2 arsye. Së pari në kushtet ku ndodhemi kemi marrë një seri masash shumë shpejt për të lokalizuar infeksionin dhe për të mos lejuar transmetimin e mëtejshëm të tij.
Është një gjë që është në dinamikë. Kjo linjë që është vendosur për publikun është shumë e rëndësishme”, deklaroi Fico duke iu referuar numrit 08004040 të vënë sot në dispozicion për qytetarët.



Skip to toolbar