Koronavirusi, Erjon Skëndaj: Mjekët në aeroport të pambrojtur

AKTUALITET


Gazetari Erjon Skëndaj ka ngritur në emisionin “Real Story” në News24 shqetësimin e mungesës së maskave për mbrojtje nga koronavirusi. Ndërsa diskutohet situata në Itali dhe masat e marra nga Shqipëria, Skëndaj tha se në Rinas mjekët ishin të pajisur vetëm me maska kirurgjikale që nuk i mbron, ndërsa maskat mungojnë në çdo farmaci prej dy ditësh.

“Unë e besoj me rezerva atë punën e termometrit çudibërës. Pashë në Rinas mjekët që bënin kontrollet por ti mund të kapësh atë që i ka shpërthyer sëmundja, është pas ditës së 14-të, jo atë që mund ta ketë marrë por nuk i është shfaqur ende. Si do ta gjesh e ta fusësh në karantinë? E pyeta mjekun atje e më tha këto janë protokollet e OBSH. Unë nuk kam parë shumë persona me maska. Doktorët kishin maska kirurgjikale, mund ta mbrojnë doktorin që të mos infektojë të tjerët por nuk e mbron nga koronavirusi. Por maskat nuk i kam parë as tek pasagjerët. Pra njerëzit duan maska dhe maska nuk ka. ISHP thotë mbrohuni, por në farmaci nuk ka. Maskat i janë rishitur sërish Kinës ka dhe teori të tilla. Pyetja ime është: Në qoftë se unë jam i prekur dhe nuk e manifestoj sëmundjen, kam ardhur në Rinas, më vendosën termometrin dhe nuk kam temperaturë. Kaloj vijën e kuqe dhe më pas shpërthen virusi e shkoj vizitohem si për grip. Çfarë ndodh”.



Skip to toolbar